Malisheva merr frymë më lirshëm tani, sidomos me tre pikë që importoi nga stadiumi “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Malishevasit shënuan fitore me rezultat 3:2 ndaj Drenicës, në ndeshjen e javës së 24-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Drenica shtanget si vendas, humbje që sado kudo ia prishë rehatinë.
Për Malishevën shënuan Agron Bruqi (18’), Hasan Hyseni (45’- nga distanca), Agon Xhaka (72’) dhe për Drenicën Genc Hamiti (22’), Armend Abazi (53’).
Prishtina është në vend të pestë me 32 pikë, pasojnë Malisheva 32, Drenica 32 pikë etj.