Marcus Rashford është i lidhur me një largim të mundshëm nga Manchester United, trajneri i ‘Djajve të Kuq’ tha se ai është i lirë të largohet.
Rashford mund të largohet nga ekpi që ka kaluar të gjithë karrierën e tij si profesionist, Manchester United.
Në lidhje me këto thashetheme është përgjigjur edhe trajneri aktual i United, i cili tha se nëse lojtari e dëshiron largimin ai është i lirë ta bëjë atë gjatë verës.
“Nëse ai, agjentët e tij apo familja e tij duan të largohen nga ekipi, mirë atëherë ai mund ta bëjë këtë gjatë verës”, ishin fjalët e Ralf.
Pas transferimit të Ronaldos te Manchester United, anglezi nuk po arrin ta gjejë vetën në formacion.
Ai ka startuar në dy nga 11 ndeshjet e tij të fundit në Premier Ligë.
Mbetet të shihet se a do të luftojë Rashford për një vend në formacion, apo do të largohet nga ‘Old Trafford’.