Dukagjini nga Klina ndal një pikë në duel me Dritën nga Gjilani.
Te dy skuadrat luftuan me mish e më shpirt deri në fund, por munguan golat, duke përfunduar takimi baras (0:0).
Për Dukagjinin është një pikë e madhe në luftë për ekzistencë, ndërsa Drita ngec në hap për titull.
Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, e presin sfidat e mëdha në takimet e radhës.
Dukagjini renditet në vend të tetë me 26 pikë e Drita në të tretin me 43 pikë, 8 me pak se lideri Ballkani.