Në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj, Malisheva ka befasuar Drenicën duke e mposhtur 2:3.
Bruqi (’18), Hyseni (’45) dhe Xhaka (’72) shënuan për mysafirët, kurse Hamiti (’22) dhe Abazi (’53) realizuan për vendasit.
Pas ndeshjes, ka folur trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, i cili tha se ishin më të mirë se Malisheva në këtë takim.
“Krijuam gjysmë raste, nuk funksionoi lojtarët që hynën nuk na ndihmuan.
Ne sot e humbëm një ndeshje që kemi qenë shumë më të mirë se Malisheva, ata na ndëshkuan me gabimet tona” – tha Lushtaku.