Trepça ’89 nga Mitrovica befasohet si vendas, duke luajtur baras (0:0) me Drenasin, në takimin e javës së 18-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.
Pikë e madhe edhe për Besën e Pejës.
Ajo si mysafire u nda baras (0:0) me ekipin prizrenas A&N.
Pas javës së 18-të, Trepça ’89 kryeson me 35 pikë, pasojnë Liria 28, Phoenix 25, Vëllaznimi 25, Trepça 25, Istogu 23, A&N 23, Rahoveci 21, Drenasi 20 e Besa ka 16 pikë.