Pas katër ndeshjesh, Kukësi ka arritur të fitojë, teksa verilindorët kanë mposhtur me rezultatin 0-2 Dinamon në Kamëz, të vlefshme për javën e 25-të në Kategorinë Superiore.
Loja nisi disi e ekuilibruar, por ndeshja u zhbllokua në minutën e 17′ nga një autogol i Indrit Prodanit, i cili devijoi topin nga një goditje e Milunoviç të grushtuar nga portieri Angelo Tafas dhe topi shkon i devijuar nga ish-lojtari i Kastriotit në fundin e rrjetës.
Goli i dytë u realizua nga Luka Milunoviç në minutën e 55′ pas një krosi në zonë dhe Milunoviç ishte i saktë duke e goditur me kokë topin dhe duke mposhtur portierin Simon Simoni.
Me këtë sukses, Kukësi mban vendin e tretë në kuotën e 42 pikëve, duke iu shkëputur Vllaznisë së vendit të katërt me +3 pikë.
Ndërsa Dinamo me këtë humbje mban vendin e 8 të renditjes në kuotën e 23 pikëve.
DINAMO 0-2 KUKËSI
Prodani (AG) 17′, Milunoviç 55′.