Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, është protagonist i fitores së Reims-i, me rezultat 1:0 në konak të Angers-it.
Në minutën e 24-të, Zeneli asistoi e Flips shënoi.
Në minutën e 34-të, Donis i Reims ndëshkohet me karton të kuq, duke lënë ekipin me një lojtar me pak në fushë.
Zeneli u zëvendësua në minutën e 61-të.
Pas javës së 28-të në kampionatin francez, Angers renditet në vend të 14-të me 29 pikë e Reims i 12-ti me 35.