Shkëndija me mund të madh arkëton tre pikë

Futboll

Shkëndija me mund të madh arkëton tre pikë

Nga: K.G. Më: 13 mars 2022 Në ora: 17:05
Shkëndija me mund të madh arkëton tre pikë

Shkëndija nga Tetova ka shënuar fitore të madhe, me rezultat 2:1 ndaj Tikveshit, në ndeshjen e javës së 23-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut. 

Futbollisti Doiev shënoi në minutën e 21-të e Nafiu në atë të 90+1 dhe për mysafirët realizoi Varelovski (75'). 

Tetovarët morën tre pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionit.

Shkëndija aktualisht renditet në pozitën e tretë me 44 pikë, ka 11 me pak se lideri Shkupi dhe Tikveshi është në të dhjetin me 21.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat