Arbër Zeneli është duke bërë paraqitje të mira në Ligue 1, pas rikthimit të tij nga lëndimi që e la jashtë për një kohë të gjatë.
Reprezentuesi i Kosovës edhe sot ka dhënë një asistim për Reimsin ndaj Angers, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në elitën e futbollit francez.
Kjo ndeshje u fitua me rezultatin 0:1 nga Reims. Në minutën e 24-të ishte Alexis Flips që e konkretizoi me gol asistimin e Zenelit.
Për 27-vjeçarin nga Mitrovica ishte ky asistimi i tretë në tri ndeshje radhazi, që pas rikthimit të tij. Zeneli sot luajti për 61 minuta. Reims pas fitores së sotme ka 32 pikë dhe renditet në pozitën e 12-të në tabelën e Ligue 1.
Kurse, Angers me 29 pikë ndodhet dy pozita më poshtë.