Southampton duket se ka ndalur hapin dhe tashmë rezultatet negative janë duke u bërë të shumtë dhe radhazi… Skuadra e “shejntorëve”, që synon të sigurojë mbijetesën, duhet të reagojë sa më shpejt.
Sot, në “St Mary Stadium”, Watford mori një fitore 1-2 por ajo që shqetëson më shumë është gjendja e Armando Brojës. i hedhur në fushë në pjesën e dytë, shqiptari kaloi momente paniku, teksa ka marrë një goditje shqetesuese në fytyrë gjatë një dyluftimi.
Goditja që 20-vjeçari mori nga portieri ishte me brryl, ndërsa i del gjak nga syri, me stafin mjekësor që i vjen menjëherë në ndihmë.
Në këtë mënyrë Broja detyrohet të lërë fushën e lojës i gj akosur, ndërsa paniku kaplon stafin e skuadrës angleze, në duelin që Southampton zhvilloi me Ëatfortd, teksa kjo e fundit fitoi me shifrat 2-1.
Armando Broja luajti titullar në humbjen e kaluar që Sauthemptoni përsoi 1-2 ndaj Njukasëllit. Sulmuesi shqiptar luajti për 73 minuta përpara se të zëvendësohej nga trajneri. Paraqitja e tij nuk ishte në nivelet e zakonshme.
Armando Broja ka marrë për herë të parë një notë ngelëse te Southampton që nga koha kur mbërriti në këtë skuadër verën e kaluar, edhe pse ka shënuar 6 gola deri tani në Premier League. Performanca e sulmuesit shqiptar është vlerësuar sot me 4 në bazë të artikullit që është shkruar nga “Hampshire”, një vlerësim jo kalues për të.