Tuchel flet rreth udhëtimit për ndeshjen ndaj Lille

Futboll

Tuchel flet rreth udhëtimit për ndeshjen ndaj Lille

Më: 13 mars 2022 Në ora: 19:00
Thomas Tuchel

Thomas Tuchel do të bëjë të pamundurën për të zhvilluar ndeshjen e kthimit ndaj Lille.

Skuadra e Chelsea është në një krizë jashtë fushave të blerta, pasi autoritetet britanike kanë sanksionuar pronarin e klubit londinez, Roman Abramovich.

I pyetur se si skuadra e tij do të udhëtojë për ndeshjen ndaj Lille, Tuchel ka dhënë të gjitha versionet e mundshme.

“Ne kemi një aeroplan. Por, nëse jo, ne mund të shkojmë me tren. Nëse nuk ka tren, shkojmë me autobus, por nëse nuk ka autobus, unë vozis një veturë me shtatë ulëse”, ka thënë Tuchel.

Skuadra e Chelsea gëzon një epërsi ndaj Lille që nga ndeshja e parë, dhe nuk pritet të ketë shumë telashe në ndeshjen e kthimit që luhet në Francë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat