Granit Xhaka me lojën që u tregoi sonte, u vlerësua ndër më të mirët në fushën e lojës.
Arsenali ka shënuar edhe një fitore të madhe, duke përforcuar vendin e katërt në Premier League.
Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Leicester Cityt.
Futbollisti Granit Xhaka u paraqit titullar, duke treguar angazhim të madh në këtë fitore me peshë.
Faqja e specializuar për statistika “Sofascore”, ka vlerësuar Xhakën me notën 7.3.
Lojtar i ndeshjes është Thomas Partey i Arsenalit me notën 8,0.
Arsenali është në vend të katërt me 51 pikë por me tri ndeshje më pak e 1 pikë më shumë se Manchester Utd në pozitën e pestë. Leicester City renditet në vend të 12-të me 33 sosh.