Berisha titullar. Publikohen formacionet zyrtare të Torino-Inter!
Torino-Inter është sfida që mbyll të dielën në Serinë A, me zikaltërit që janë të detyruar të fitojnë sepse Milani dhe Napoli kanë triumfuar në ndeshjet respektive.
Eliminimi nga Champions-i ka lënë një shije të hidhur për të besuarit e Inzagit, por nga ana tjetër ka bërë që ata të fokusohen totalisht në Itali, ku janë në garë për Kupën dhe kampionatin.
Torino nga ana tjetër është në krizë rezultatesh me “Demat” që nuk fitojnë në kampionat prej 6 ndeshjesh.
Megjithatë ata kanë vendosur gjithmonë në vështirësi Interin dhe një fitore sot do të bënte që ata të dalin nga kriza. Në këtë sfidë do të luajë titullar dhe portieri shqiptar, Etrit Berisha.