Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, reagon në lidhjen me ndeshjes e sotme Gjilani – Llapi, e cila përfundoi pa fitues (1:1).
Munishi thotë se skuadra e tij po dëmtohet, madje ka postuar edhe një fotografi ku shihet prekja me dorë e topit.
“Vazhdojmë të mbetemi skuadra më e dëmtuar në Superligë dhe njeherit duke synuar trofetë dhe rekordet.
Sc Gjilani kjo familje e madhe”, ka shkruar Munishi në profilin e tij nl facebook.
Pas javës së 24-të në elitën e futbollit të Kosovës, Gjilani renditet në vend të dytë me 48 pikë, tre me pak se lideri Ballkani.