Mourinho: Për fat të keq mund të kuptohen shumë gjëra nga gjuha e trupit

Futboll

Mourinho: Për fat të keq mund të kuptohen shumë gjëra nga gjuha e trupit

Më: 13 mars 2022 Në ora: 20:36
Mourinho: Për fat të keq mund të kuptohen shumë gjëra nga gjuha e trupit

Pas ndeshjes me Udinesen që u mbyll me barazimin 1-1, trajneri i Romës, Jose Mourinho theksoi se jo gjithmonë mund të kenë forcën psikologjike që iu duhet.

Portugezi theksoi se ka raste që ndihet i lodhur në përfundim të ndeshjeve, ndërsa shtoi se një pjesë e lojtarëve të ekipit të tij ndihem edhe më parë se ai të lodhur, ndaj sipas teknikut jo gjithmonë është ai motivimi dhe forca për të bërë më shumë.

“Për fat të keq mund të kuptohen shumë gjëra nga gjuha e trupit, pashë dy-tre ditë më parë që nuk kishim forcë mendore.

Sonte pashë një skuadër në maksimumin e saj përballë një tjetre në vështirësi, por nuk mund të zgjedhim ndeshjet dhe të themi se njëra është pak a shumë e rëndësishme sa të tjerat, duhet të kemi forcë psikologjike.

Ndihem i lodhur pas ndeshjeve, disa nga lojtarët e mi më parë se unë.”-u shpreh Jose Mourinho.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat