Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, importon një pikë.
Tuzjanët ndahen baras (0:0) me OFK Petrovac, në takimin e javës së 25-të të elitës së futbollit malazez.
Një pikë me rëndësi të madhe për skuadrën shqiptare, e cila ka president Pal Dreshajn.
Deçiqi renditet në vend të katërt me 37 pikë e Petrovac është i pesti me 36.
Në javën e ardhshme, Deçiqi e pret Mornarin e Tivarit.