RB Leipzig ka fituar në transfertë me rezultatin 1:6 ndaj Greuther Fruth dhe është afruar me vendin e tretë të Bundesligës, që mbahet nga Bayer Leverkusen me vetëm një pikë më shumë.
Leipzig dominoi të gjithë ndeshjen, por goli i parë erdhi për vendasit, që zhbllokuan rezultatin në minutën e 4’ me Leweling.
Megjithatë pas 13’ minutash erdhi barazimi për miqtë që shënuan me Silvan, i cili nisi episodin e golave. Në minutën e 32’ Forsberg shënoi golin e dytë për Leipzig, 3 minuta më pas realizoi Laimer ndërsa në minutën e 45’ Henrichs goditi portën e Linde, duke e mbyllur pjesën e parë të këtij takimi me rezultatin 1-4.
Goli i pestë erdhi në minutën e 59’ nga Simakan, ndërsa në minutën e 69’ Nkunku mbylli serinë e golave për RB Leipzig, duke e çuar rezultatin 1-6.
Pas ndeshjes së raundit të 26-të të Bundesligës Leipzig renditet në vend të katër me 44 pikë, teksa Greuther Furth qëndron në vend të fundit me 14 pikë të grumbulluara.