Mario Baloteli zhvilloi një ndeshje fantastike kundër Sivasporit. Edhe pse ekipi i tij, Adana Demirspor humbi me shifrat 2-3, përsëri ajo që ra në sy ishte performanca e italianit.
31 vjeçari dha asistin për golin e parë dhe shënoi golin e dytë me penallti. Por nuk mbaron këtu pasi sulmuesi shënoi dhe një gol tjetër, por ju anulua nga sistemi VAR.
Kjo ka shkaktuar pakënaqësi tek “SuperMario”, i cili ka postuar një video ne Instagramin e tij, ku jep një pas fantastik me takë për shokët e tij.
“Ndërkohë atë vazhdojnë që të më anulojnë golat dhe asistet. Shumë sistem i saktë ky.”.