PSG ka gati 80 milionë euro për mesfushorin e Serie A

Futboll

PSG ka gati 80 milionë euro për mesfushorin e Serie A

Më: 14 mars 2022 Në ora: 15:51
PSG ka gati 80 milionë euro për mesfushorin e Serie A

PSG do të kryej një revolucion në ekip pasi dhe shumë lojtarë priten të largohen në fund të sezonit për paraqitjet jo të mira.

Skualifikimi nga Champions League ndaj Real Madrid shkaktoi një “tërmet” në ekip duke revoltuar drejtuesit e klubit.

Sipas raportimeve nga “Fichajes.net”, PSG është e gatshme të shpenzojë 80 milionë euro për mesfushorin serb të Lazios, Milinkovic Savic.

Oferta nga një anë do të plotësonte kërkesat e Lotitos dhe nga ana tjetër dëshirën e lojtarit për të bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij duke kaluar te një ekip në të cilin mund të luaj në Champions League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat