Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha pritet të ndërrojë ambient gjatë merkatos së verës.
Portieri i Lazios po vjen drejt fundit të aventurës së tij në Itali dhe merkatoja e verës mund ta dërgojë atë në një tjetër kampionat.
Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, kontrata e 26 vjeçarit skadon ën fund të sezonit dhe nuk ka shenja se mund të arrihet dakordim për një rinovim.
Situatën e Strakosha janë duke e përcjell skuadra nga Premier League dhe Bundesliga.
Tottenham ishin në mesin e skuadrave që më parë kanë shprehur interesim për portierin ‘Kuqezi’.