“Saudi Media Group” raportohet se tashme e ka bërë ofertën për ta blerë klubin e Chelseas, pasi Roman Abramovich vendosi ta vë në shitje pas sanksioneve të vendosura ndaj tij nga Qeveria e Britanisë së Madhe.
Sipas raportimeve të fundit, kompania nga Arabia Saudite ka ofruar 2.7 miliardë funte apo 3.2 miliardë euro për blerjen e klubit nga Londra.
Presidenti i SMG-së, Mohamed Alkhereiji, besohet se është tifoz i Chelseas dhe drejton një konsorcium privat.
“Saudi Media Group” dhe Alkhereiji thuhet se nuk kanë asnjë lidhje me Qeverinë e vendit të tyre.
Procesi i shitjes i klubit londinez do të monitorohet edhe nga Qeveria britanike.