PSG interesohet për Dembelen

Futboll

PSG interesohet për Dembelen

Më: 14 mars 2022 Në ora: 18:13
Ousmane Dembele

Paris Saint-Germiani raportohet se është i interesuar për të nënshkruar me Ousmane Dembelen.

PSG-ja thuhet se e sheh francezin si zëvendësues ideal të Angel Di Marias, i cili pritet të largohet gjatë verës si lojtar i lirë.

Edhe Dembele mund të largohet si lojtar i lirë nga “Camp Nou”, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor.

Dhe, sipas “RMC Sport”, destinacioni i radhës i 24-vjeçarit mund të jetë Parisi.

Dembele nuk ka arritur që të dëshmohet asnjëherë te Barcelona, që prej transferimit të tij nga Borussia Dortmundi në vitin 2017.

Reprezentuesi francez gjithashtu gjatë kësaj kohe ka vuajtur edhe nga lëndimet e shumta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat