Ralf Rangnick nuk është përmbajtur në objektivat e tij për sezonin aktual, pas fitores ndaj Tottenham Hotspur.
Trajneri gjerman i Manchester United, Rangnick ka bërë të ditur se fitorja ndaj Tottenham Hotspur i ka dhënë motivim të madh skuadrës së tij.
Pas humbjes që pësuan ndaj Manchester City, ndeshja ndaj Tottenham tregoi një dallim të madh në skuadrën e United. Kjo sipas Rangnick ka bërë që ata të fillojnë e të mendojnë për triumfin në Champions League.
“Të dielën, unë ndihesha sikur ishim në një funeral, sikur gjithçka tashmë kishte vdekur. Ndihesha sikur kam drejtuar skuadrën më të dobët të të gjitha kohërave”, ka thënë Rangnick.
“Pas fitore 3:2 ndaj Tottenham Hotspur, ne po diskutojmë për shanset tona që të fitojmë Champions League”, shtoi gjermani.
Manchester United në kuadër të Champions League përballet me Atletico Madrid. Ndeshja e parë mes tyre kishte përfunduar me rezultatin e barabartë 1:1, kurse ndeshja e kthimit luhet nesër.