Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesimin për mesfushorin e Milanit, Franck Kessie.
Kessie nuk ka rinovuar kontratën me Milanin dhe dëshiron largimin në merkaton e verës, teksa për të kanë shprehur interesim disa skuadra evropiane.
Sipas raportimeve të fundit, Kessie është shumk afër kalimit tek Barça.
Gazetari Romero ka theksuar se marrëveshja është pranë dhe se dje ka pasur kontakte të tjera dhe një telefonatë nga Xavi.