Atletico ndeshet me Manchester Utd, sfidë që pritet me emocione

Futboll

Atletico ndeshet me Manchester Utd, sfidë që pritet me emocione

Më: 15 mars 2022 Në ora: 11:16
Atletico ndeshet me Manchester Utd, sfidë që pritet me emocione

Kompeticioni më prestigjioz në futbollin evropian për klube, Champions League, vazhdon sonte me dy takimet e radhës.

Raundi i 1/8-ës së finales do të mësojë edhe dy fitues të tjerë, me Man.chester Utd – Atletico Madrid dhe Ajax Amsterdam – Benfica që kërkojnë bileta për të kaluar tutje.

Ndeshja e parë mes Atletico dhe  Manchester Utd ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1 dhe gjithçka do të vendoset sonte në ‘Old Trafford’.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Ajax e Benfica-s.

Në ndeshjen e parë skuadrat u ndanë me barazim 2:2. Ajaks shihet skuadër favorite për të kaluar tutje, por edhe Benfika ka bërë mirë në Evropë këtë edicion, duke kaluar tutje në një grup që la jashtë skuadrën e Barcelonës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat