Eriksen ftohet në Kombëtare

Futboll

Eriksen ftohet në Kombëtare

Më: 15 mars 2022 Në ora: 12:10
Eriksen ftohet në Kombëtare

Christian Eriksen duke se e ka lënë pas ngjarjen e frikshme që i ndodhi në 12 qershor 2021, kur pësoi një infarkt kardiak në fushën e lojës.

Ish-mesfushori i Interit ka luajtur si titullar në dy sfidat e fundit me Brentford, ku ka dhënë dhe një asist.

Duket se kjo ka bërë që ai të grumbullohet dhe një herë tjetër me kombëtaren e tij, 9 muaj pas asaj që kaloi në fushë.

Danimarka do të përballet në një miqësore me Hollandën në 26 mars dhe pas tre ditësh do të presë Serbinë në një tjetër miqësore brenda në shtëpi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat