Reali i Madridit është gati që të fillojë negociatat me Borusian e Dortmundit që të afrojë në verë yllin norvegjez, Erling Haland.
Lajmin e bënë me dije prestigjiozja spanjolle, “Sport”, të cilët theksojnë se këtë javë, Florentino Perez do të fillojë negociatat që të zyrtarizojë përfundimisht Halandin.
Sulmuesi thuhej se ishte shumë pranë Mançester Sitit përpara disa ditësh, por duket se tani “Galaktikët” kanë kthyer çdo gjë në favorin e tyre, me transferimin që mund të bëhet zyrtar që këtë javë.
Gjithashtu duket se dhe Dortmund dëshironë që ta shesë menjëherë norvegjezin, në mënyrë që të rregullojë bilancet për merkaton që po mendon të kryej në verë dhe për të gjetur sa më parë zëvendësuesin e Haland, që pritet të jetë Karim Adejemi i Salcburgut.