Klubi i futbollit Ulpiana nga Lipjani ka reaguar në lidhje me disa zhvillimet e fundit.
Sipas tyre, askush nuk mund të ndërhyjë më politikën e klubit.
“KF Ulpiana 1926, njofton edhe njëherë organet e FFK-së, se klubi qysh në fillim të sezonit 2021/2022, se ka dy delegatë të cilët do ta përfaqësojnë KF Ulpiana 1926, në të gjitha aktivitetet dhe Kuvendet zgjedhore që do të mbahen nga FFK-ja, apo dhe vete klubi ynë.
Delegatët janë Enver Duriqi dhe Ylli Jashari për kuvendin zgjedhor që do të mbahet nga FFK-ja, me date 06.04.2022.
Klubi njofton opinionin dhe të gjithë palët e interesuara se nuk mundet askush të ndërhyjë në politikat e KF Ulpiana 1926, nga Lipjani”, njofton kryesia e KF Ulpianës.