Juventusi pret në “Allianz Stadium” Villarealin në sfidën e kthimit të fazës së 1/8-ve në Ligën e Kampionëve. Pas ndeshjes së parë në Spanjë, që përfundoi 1-1, Alegri ka folur se çfarë mendon për takimin e radhës dhe për lojtarët që do të ketë në dispozicion.
"Unë i kam idetë e qarta, shpresojmë t’ia dalim. Në mars vendosen kampionati, Championsi dhe Kupa e Italisë. Kemi dhe pesë ditë. Duam të shkojmë në ndalesë të fokusuar dhe në formën më të mirë.
Nuk e di nëse e kemi kualitetin për të qenë aty, e di qe duhet të kemi ambicie për ta arritur.
Ne jemi në garë për kampionati, luajmë në Champions, në Kupën e Italisë dhe qëllimi është gjithmonë të arrijmë maksimumin.
Ne gjithmonë duhet të japim më të mirën. Është një finale që ne do ta luajmë në shtëpi", tha Allegri.