Sonte do të zhvillohen dy ndeshjet kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, ku sfida kryesore do të zhvillohet në stadiumin “Old Traford”, në të cilën Mançester Junjatedi do të përballet me Atletiko Madridin. Ndeshja e parë, në Spanjë u mbyll me barazim 1-1, andaj fituesi i sotëm siguron biletën e çerekfinales.
“Atletikos nuk i pengon që kundërshtari që ka pronësimin e topit, pasi që në ndeshjet e La Ligës, ata kishin më pak se 50 për qind të pronësimit të topit, por në fund dolën fitues. Ne jemi të vetëdijshëm dhe do të jetë me rëndësi që të shënojmë ne golin e prë. Përformansa e Ronaldos ishte e mirë ndaj Totenhamit, por shpresojë që të shkëlqejë ndaj Atletikos. Mirëpo jo vetëm Kristiano, por tërë ekipi , pres që të jep maksimumin.
Diego Simeone, trajner i Atletiko Madridit:
“E dijmë potencialin e Mançester Junajtedit dhe ata janë të rrëzikshëm në “Old Traford”. Mirëpo ne besojmë në kualitetin tonë dhe shpresojmë në rezultat pozitiv. Pres një ndeshje dinamike, ndërsa përparësi jonë duhet të jenë kundërsulmet e shpejta dhe tranzicioni në lojë.”
Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në “Amsterdam Arena” në mes Ajaks e Benfikës, pasi që ndeshja e pare u mbyll me barazim 2:2..