Barcelona dhe Koeman. Nga dashuria e madhe në urrejtje. Ish-trajneri i klubit katalanas vazhdon të tregojë anekdota mbi marrëdhënien e vështirë me drejtuesit e skuadrës dhe mbi të gjitha me presidentin Laporta.
Dhe gjatë emisionit sportiv Hoge Boeman ka folur për shkarkimin e tij, që ka ardhur në ajër.
Vendimi për të ndërprerë marrëdhënien është marrë gjatë një fluturimi kthimi në Barcelonë.
“Laporta më plagosur. Thoshte se isha një legjendë e klubit, por ndërsa ishim në aeroplan, me futbollistët të ulur mbrapa nesh, më ka komunikuar se nuk isha më trajner i Barcelona-s”, ka thënë Koeman.
“Largimi në këtë mënyrë është i turpshëm, por nuk më ka befasuar. E kam ditur gjithmonë dhe më pas e kam kuptuar menjëherë se nuk isha trajneri i Laporta-s.
“Nga ana tjetër, nuk ka qenë ai që më ka zgjedhur. Por do të kisha dashur më shumë kohë. Xavi-t i ka dhënë më shumë besim. Dhe mua më ka thënë se nuk do ta kishte marrë kurrë sepse e konsideronte një trajner pa eksperiencë.
“Gjithsesi, jam i kënaqur për ecurinë e skuadrës. Dhe që e shikoj De Jong të përfshirë dhe protagonist të lojës”.