Legia e Varshavës po rindizet në këto javë të fundit të kampionatit.
Kampionët në fuqi të Polonisë gjendeshin për një kohë të gjatë në zonën e ftohtë të klasifikimit, por tashmë kanë nisur arratinë dhe me fitoren e sotme kanë prekur vendin e 11 në renditje.
Legia ka fituar me rezultatin e thellë 4-1 kundër Bruk-Bet Termalica Nieciecza, ndërsa goleada është shijuar për pjesën më të madhe nga stoli për dyshen shqiptare Muçi-Çelhaka.
Dy ish-lojtarët e Tiranës janë futur në fushë në minutën e 62-të, kur rezultati ishte 3-0 dhe fitorja ishte një kapitull i mbyllur.