Gjenerali i mesfushës së Barcelonës, Sergio Busquets e ka përshëndetur homologun e tij të Real Madridit, Casemiro, si një nga më të mirët në pozicionin e tij.
Klubi katalanas është në aksionin e Europa League të enjten, por vëmendja tashmë është kthyer te përballja e së dielës në El Clasico kundër Real Madridit dhe në konferencën e tij për shtyp të martën, Busquets u pyet natyrshëm për ndeshjen e fundjavës, si dhe atë të mesjavës.
“Nëse Casemiro nuk është më i miri, ai është akoma dhe më i mirë se më të mirët.
Thjesht duhet të shikoni ndeshjet e tij, të shikoni rekordin e tij ose çfarë ka bërë,” tha Busquets.