Kjo është skuadra e vetme pa humbje në këtë sezon të Ligës së Kampionëve

Futboll

Kjo është skuadra e vetme pa humbje në këtë sezon të Ligës së Kampionëve

Më: 16 mars 2022 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Sot do t’i mësojmë dy çerekfinalistët e fundit të Ligës së Kampionëve, ku Juventusi e pret në shtëpi Villarrealin, ndërsa kampioni aktual i kësaj gare Chelsea zhvillon ndeshje si mysafirë kundër Lille.

Të dy skuadrat që do ta sigurojnë sot kualifikimin do t’i bashkohen në çerekfinale Liverpoolit, Manchester Cityt, Bayern Munichut, Benficas, Atletico Madridit dhe Real Madridit.

Ndërkaq, nga të gjitha këto skuadra, vetëm një prej tyre është ende pa humbje në sezonin aktual të garës më prestigjioze evropiane.

Gjigandi gjerman Bayern Munich është skuadra e vetme e cila ende nuk e ka shijuar humbjen këtë sezon, ku deri tani ka regjistruar shtatë fitore dhe një barazim.

Po ashtu, deri tani “Bavarezët” kanë regjistruar plot 30 gola ndërsa kanë arritur t’i pësojnë vetëm tre sosh, duke mbajtur portën e paprekur në katër ndeshje.

Golashënuesi më i mirë momentalisht është Robert Lewandowski me gjithsej 12 gola të shënuar, i ndjekur nga Sebastian Haller që ka 11 gola, Salah dhe Benzema me nga tetë sosh dhe Christopher Nkunku që ka shtatë gola.

Pa humbje në këtë sezon ishin edhe Liverpooli dhe Ajaxi, por që në ndeshjet e kthimit të dy pësuan disfata, respektivisht Liverpooli u mposht 1:0 nga Interi njëjtë sikurse Ajaxi që u mposht nga Benfica.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat