Sammer zbulon klubin e ri të Haalandit

Futboll

Sammer zbulon klubin e ri të Haalandit

Më: 16 mars 2022 Në ora: 12:57
Sammer zbulon klubin e ri të Haalandit

Matthias Sammer konfirmoi mbrëmë se Manchester City është i interesuar për Erling Haaland dhe se ai i ka bërë një ofertë të bujshme futbollistit norvegjez: “City është i interesuar, kjo nuk përbën sekret. Pashë shifrat dhe më ra të fikët, pothuajse jam shokuar. Gruaja ime më ndihmoi të ngrihesha.

Si është e mundur? Si do të përshtatet me futbollin e Guardiolës? Pep ka një vizion të caktuar të lojës, por unë mendoj se mund ta përshtatë atë me një sulmues të parë si Erling. 

Trajneri i City do të duhet të mësojë edhe nga lojtari, sepse duhet të inkuadrohet me grupin, do të jetë interesante”, – tha këshilltari i Borussia Dortmund për “Amazon Prime Video”.

Kujtojmë se Erling Haaland është ëndrra e Barcelonës, por realisht klubi Blaugrana ka pak shanse për ta marrë atë. Real Madridi dhe Manchester City mbeten në garë për sulmuesin e Borussia Dortmundit, me “qytetarët” gati për t’u çmendur.

Sipas “Daily Mail”, klubi nga “Etihad” është gati t’i ofrojë norvegjezit një pagë javore prej 600 mijë euro, ose gati 30 milionë euro në sezon. Një shifër që do ta bënte atë lojtarin më të paguar në historinë e Premier League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat