Ndeshje interesante mes Lille dhe Chelsea, ja formacionet e mundshme

Futboll

Ndeshje interesante mes Lille dhe Chelsea, ja formacionet e mundshme

Më: 16 mars 2022 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes kampionit francez Lille dhe kampionit aktual evropian Chelsea, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit të fazës së eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshjen e parë të dy skuadrat e zhvilluan në stadiumin “Stamford Bridge”, ku Chelsea shënoi fitore me rezultat solid 2:0 kundër Lille.

Ndërkaq, në xhiron e fundit të zhvilluar, Chelsea e mposhti me rezultat minimal 1:0 Newcastle United, kurse Lille barazoi pa gola me skuadrën e St. Etienne.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Lille nuk do të paraqitet Renato Sanches, kurse te Chelsea mungojnë Chilwell, James dhe Hudson-Odoi.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Lille (4-4-2): Jardim; Celik, Fonte, Botman, Djalo; Bamba, Andre, Xeka, Gudmundsson; David, Yilmaz

Chelsea (3-4-3): Mendy; Silva, Christensen, Rudiger; Azpilicueta, Kante, Kovacic, Alonso; Ziyech, Havertz, Pulisic

21:00 Lille – Chelsea (Stadiumi Pierre-Mauroy)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat