Mosha është vetëm një numër, futbollisti legjendar japonez debuton në sezonin e tij të 37-të!
Futbollisti legjendar japonez dhe më i vjetri në botë, Kazujoshi Miura, ka debutuar me skuadrën e tij më të re në moshën 55-vjeçare.
Suzuka Point Getërs luan në kategorinë e katërt japoneze, por ndeshja e debutimit të tij ka bërë që të shiten të gjitha biletat në stadium.
Miura ka debutuar për herë të parë në vitin 1986 dhe tani ai po luan sezonin e tij të 37-të dhe duket se ende nuk ka ndërmend të ndalet.