Drita e Gjilani pa ndonjë mund të madh është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Futbollistët e Dritës treguan lojë shumë më të mirë, duke e mposhtur me rezultat 3:0 Ulpianën e Lipjanit.
Golat u realizuan nga Astrut Fazliu (23’-nga penalltia), Almir Ajzeraj (57) e Albin Krasniqi (75’).
Drita kualifikohet dhe është ndër favoritët për të fituar trofeun e Kupës së Kosovës.
Drita, Llapi janë kualifikuar në gjysmëfinale.