Momenti delikat në shtëpinë e Chelsea-t pas ngrirjes së pasurive të Roman Abramovich. Vendimi i qeverisë angleze i ka hapur shumë probleme londinezëve, të cilët tani kanë probleme në organizimin e transfertave dhe shitjes së biletave.
Pikërisht tifozët janë shumë të shqetësuar për një situatë që mund të përkeqësohet në aspektin sportiv me lojtarët më të mirë të skuadrës q ëmund të transferohen te klubet e tjerë. Për këtë ka folur Jamie Carragher, duke nënvizuar një lloj hipokrizie nga ana e tifzoëve të londinezëve.
“Tifozët e Chelsea janë shumë të lidhur me klubin e tyre dhe në këtë moment duket se e gjithë bota po i sulmon. Ata po mbrojnë vetëm skuadrën e tyre. E kuptoj”, ka thënë Carragher.
“Por nuk do ta ndryshoj mendimin tim kundrejt situatës dhe ideja ime mbetet e njëjta: mendoj se tifozët e Chelsea-t janë pka hipokritë. Kanë frikë se Manchester United ose skuadra të tjera do të përfitojnë nga situata në të cilën ndodhet Chelsea për të marrë lojtarët e tyre ose trajnerin.
“Kjo është ajo që bën Chelsea prej 20 vitesh. Kjo ka qenë ideja bazë që nga momenti që Abramovich ka marrë drejtimin e klubit: kemi para dhe mund të marrim kë të duam”.