Llapi e ka eliminuar Gjilanin nga Kupa e Kosovës me rezultat 2-0, duke kaluar kështu në gjysmëfinale.
Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili tha se e kishin meriturar fitoren, pasi dominuan ndaj Gjilanit në çdo aspekt.
“Është një ndienjë e veçantë, kanë dalë shumë talenta nga ky stadion, gjithmonë ky stadium ka me sjellë spektakël. Mendoj që sot në çdo aspekt e kemi dominu Gjilanin. Me ndrrime e mposhta Gjilanin.
Kur i bëjë ndërrimet edhe Mourinhon ta shkatërroj si kundërshtar. Pjesën e dytë e kam menaxhu lojën në mënyrën më të mirë të mundshme.
Shpresojë që kupa prapë do të vjen në “Zahir Pajazit”, prap do të vi te qyteti i legjendave në Llap", tha Batatina.