Prishtina është në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Bardhekaltrit shënuan fitore pas 120 minutave me rezultat 2:1 ndaj Ballkanit, në takimin që u zhvillua në Therandë.
Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (1:1), por pas vazhdime kryeqytetasit dolën fitues.
Portieri Stivi Frashëri bën gabim trashanik, ndërsa Qëndrim Zyba përfiton duke shënuar për 0:1 për Prishtinën në minutën e 24-të.
Blend Baftiu në minutën e 66-të barazon rezultatin pas asistimit të Armend Thaqit.
Në minutën e 96-të Besnik Krasniqi shënon pas asistimit të Gauthier Mankenda., duke i siguruar fitore dhe kualifikimin e Prishtinës.
Fundi i ndeshjes me tre kartona të kuq: Albion Rrahmani (85'), Theophilus Solomon (120') të Ballkanit dhe Erando Karabeci i Prishtinës (126').
Prishtina synon Kupën në 100 vjetorin e themelimit të saj.
Trajneri i Prishtinës, Abdullah Ibrakoviq, është i lumtur me kualifikim, ndërsa homologu i tij Ilir Daja i zhgënjyer me eliminimin e ekipit të tij.
Drita, Llapi e Prishtina janë kualifikuar në gjysmëfinale.