Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, nuk ia del në ndeshjen me Buduçnostin e Podgoricës, duke pësuar humbje me rezultat 2:0.
Në ndeshjen që ishte ndërprerë para pak ditëve në Tuz pikërisht nga minuta e 18-të dhe nga ajo minutë ka vazhduar derbi i javës së 23-të në Kampionatin e Malit të Zi.
Rudoviq (3'-autogol) e Ivanoviq (39') realizuan për skuadrën nga Podgorica.
Deçiqi mban vendin e 4-të me 37 pikë e Buduçnosti është i dyti me 45 sosh pas 25 jave.