Daja: Nuk them që nuk e meritoi Prishtina

Futboll

Daja: Nuk them që nuk e meritoi Prishtina

Më: 16 mars 2022 Në ora: 16:24
Daja: Nuk them që nuk e meritoi Prishtina

FC Prishtina është skuadra e radhës që është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Kryeqytetasit e kanë mposhtur pas vazhdimeve skuadrën e Ballkanit me rezultat 1:2.

Pas humbjes, për ART Sport, ka folur trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, i cili tha se Prishtina e meritoi fitoren, duke potencuar se Kupa nuk lejon gabime, por sipas tij ata gabuan dy herë.

“Nuk them që nuk e meritoi Prishtina, sepse e fituan ndeshjen.

Mendoj që kemi reaguar kemi bërë gjithë ndrrimet që kishim në dispozicion. Kupa nuk të lejon të gabosh, por ne gabuam dy herë. Pas këtij eliminimi do të fokusohemi të Kampionati” – tha trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, transmeton Insporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat