Bologna-Inter nuk do të luhet para 27 prillit, me zikaltrit që do të bëjnë një kërkesë për të marrë një fitore 3-0 në tavolinë dhe avokatët do të kenë nevojë për një muaj kohë për të përgatitur dokumentacionit.
Ndeshja e Dall’Ara-s duhej të ishte e para e vitit, por është shtyrë për shkak të infektimeve me Covid te kuqeblutë. Një situatë që ka shkaktuar polemika sepse Lega Serie A nuk e shtyu zyrtarisht ndeshjen, kështu që Inter-i u paraqit në stadium dhe ndeshja është deklaruar e braktisur pas 45 minutash pritje.
Lojtarët e Bologna-s janë urdhëruar që të mos dilnin nga shtëpitë e tyre pas infektimit të skuadrës, kështu që nuk ishin të lejuar me ligj të shkonin në stadium. Megjithatë, kuqeblutë kanë regjistruar gabimisht listën e lojtarëve të grumbulluar në sistemin e Lega Calcio-s një ditë para ndeshjes, duke bindur Inter-in që të kërkonte fitoren në tavolinë.
Gjykatësi Sportiv e ka refuzuar kërkesën e bërë nga Inter-i në shkurt, por zikaltrit nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe, sipas La Gazzetta dello Sport, ata do të bëjnë një kërkesë të re te CONI (Komiteti Olimpik Italian).
Pas kërkesës së Inter-it do të duhet të pritet një muaj para marrjes së vendimin dhe për këtë arsye ndeshja nuk do të mund të luhet para 27 prillit.
Sezoni i Serisë A do të mbarojë më 22 maj dhe ndeshje mund të luhet në fund të sezonit. Pritet të jetë një ndeshje vendimtare në luftën për titull, me ekipin e Inzaghi-t që janë katër pikë larg Milan-it kryesues, por me një ndeshje më pak.