Barcelona nesër (e enjte) do të përballet me Galatasarayn në ndeshjen kthyese, në raundit e 16-të në Europa Ligë.
Para ndeshjes, në konference për shtyp kanë folur trajneri, Xavi dhe sulmuesi, Aubameyang.
Trajneri spanjoll e quajti këtë ndeshje finale dhe tha se "nëse nuk fitojmë jemi jashtë garës".
"Është një finale, nëse nuk fitojmë, jemi jashtë garës”, tha fillimisht Xavi në konference për shtyp.
Kam një ndjenjë që loja do të jetë e ngjashme me ndeshjen e parë
Dhoma e zhveshjes është shumë e emocionuar për të luajtur këtë ndeshje”, vazhdoi Xavi.
Spanjolli foli edhe për marrëveshjen me Spotify që u nënshkrua mbrëmë (e martë) që do të bashkëpunojmë për katër sezone së bashku, ku u shpreh i lumtur.
“Spotify është një markë e rëndësishme dhe moderne. Marrëveshja jonë me ta është një hap përpara për klubin. Unë jam shumë i lumtur”, përfundoi 42-vjeçari.