​Konfirmohet arrestimi i Agim Ademit, policia jep detaje

Futboll

​Konfirmohet arrestimi i Agim Ademit, policia jep detaje

Më: 17 mars 2022 Në ora: 09:53
Agim Ademi

Është arrestuar kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Lajmin për KP e ka konfirmuar zyrtarja për media në policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Me datën 16.03.2022 rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi, i cili ka ndodhë në zyrat e FFK-së. Lidhur me këtë rast aktualisht në stacion policor është duke u intervistuar pala ankuese. Për detaje njoftoheni me kohë”

Informatë shtesë: 

“Lidhur me këtë rast janë intervistuar disa persona, njëri nga ta në cilësinë e personit të dyshuar. Në koordnim me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar sulm dhe personi i dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndryshe, ditën e mërkurë u raportua për një përleshje fizike ndërmjet kryetarit të FFK-së Agim Ademi dhe zyrtarit për mardhënie me jashtë në FFK Artan Govori, por që u mohua nga Ademi përmes një shkrimi në “Facebook”.

Për më tepër, debate të shumta janë duke u zhvilluar në lidhje me kuvendin zgjedhor të FFK-së që do të mbahet më 6 prill për zgjedhjen e kryetarit të ri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat