Mbrëmë Liverpooli ka arritur të fitojë ndaj Arsenalit, në kuadër të xhiros së 29-të në Premier Ligë.
“Reds” triumfuan me rezultat komod 0:2 në “Emirates Stadium”.
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka marrë vlerësimin më të lartë te Arsenali i ndjekur nga Kieran Tierney që u vlerësuan me notat 7.1.
Më i miri në fushë ishte, Andy Roberton që u vlerësua 8.2, kurse më i dobëti doli të jetë Martin Odegard 6.4.