Ai është një nga është njëra nga pikat kyçe të Sassuolos, ai do të ftohet nga Roberto Mancini për ndeshjet e play-off-it të Kampionatit Botëror dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë një nga elementet kryesore të merkatos në verën e ardhshme.
Bëhet fjalë për sulmuesin Gianluca Scamacca i cili ka folur për të tashmen dhe të ardhmen e tij në një intervistë për “Corriere dello Sport”:
"Inter dhe Juve më duan, por edhe nga jashtë vendit dhe nuk më tremb ta provojë atë zgjedhje," tha fillimisht Scamacca.
“Zërat për interesimin nga klubet e mëdha janë një kënaqësi, janë një stimul, vazhdoi sulmuesi i lindur në vitin 1999. Por unë nuk e ndjek shumë tregun e transferimeve, disa situata nuk realizohen shpejt. Nuk e di nëse ajo kundër Interit në “San Siro” ishte ndeshja ime më e mirë ndonjëherë, por mendoj se një nga më të mirat - shtoi ai. Fitorja në “San Siro” është gjithmonë një arritje e madhe, në një stadium ku kanë luajtur shumë kampionë të mëdhenj", tha në fund Scamacca.