Juventus e merr për 30 milionë euro

Futboll

Juventus e merr për 30 milionë euro

Më: 17 mars 2022 Në ora: 15:03
Juventus e merr për 30 milionë euro

Juventus duhet të gëlltisë eliminimin nga Champions League, pas humbjes 3-0 të pësuar mbrëmjen e së mërkurës kundër Villarreal-it në Torino.

Bardhezinjtë janë eliminuar në 1/8-at e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube, por duhet të mendojnë për të ardhmen dhe merkaton në mënyrë që të përmirësojnë skuadrën e Allegri-t.

Pasi kanë përforcuar sulmin me Dusan Vlahovic, torinezët do të kërkojnë të përforcojnë zona të tjera të fushës. Reparti që ka përfunduar nën akuzë në këto orë është mesfusha, por edhe mbrojtësit e krahut.

Pikërisht aty, duke parë te Real Madrid, por edhe në Serinë A, bardhezinjtë mund të marrin një element interesant për rotacionet e trajnerit Allegri. Po flasim për Alvaro Odriozola.

Lajmi është raportuar nga El Nacional.

Mbrojtësi i krahut po gjen vazhdimësi me fanellën e Fiorentina-s, ku është bërë shumë i rëndësishëm për skemat e trajnerit Italian. Huazimi i lojtarit te klubi vjollcë do të skadojë në fundin e sezonit dhe kjo bën që të krijohet një mundësi interesante për Zonjën e Vjetër.

Pa harruar Juan Cuadrado-n dhe me një Fanilo gjithnjë dhe më të rëndësishëm, Allegri-t do t’i duhej një lojtar si Odriozola për të përmirësuar skuadrën. Pas disa sezonesh të vështira, spanjolli po gjen formën më të mirë me fanellën vjollcë.

Megjithatë, nuk do të jetë një operacion me kosto të ulët për Juventus-in. Spanjolli pëlqehet shumë, por Real Madrid kërkon 30 milionë euro për ta lënë të lirë. Të shohim nëse Zonja e Vjetër do të jetë e gatshme të ofrojë një shifër të tillë për futbollistin apo do të kthejë sytë nga objektiva të tjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat