Pas lirimit, reagon Agim Ademi, sqaron si ka ndodhur “përleshja” me Govorin

Futboll

Pas lirimit, reagon Agim Ademi, sqaron si ka ndodhur “përleshja” me Govorin

Nga: A.M. Më: 17 mars 2022 Në ora: 15:07
Agim Ademi

Gjatë ditës së djeshme, Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është arrestuar nga Policia e  Kosovës.

Ndërkaq, sot ai është liruar. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Ademi.

Ai përmes një postimit në Facebook, ka sqaruar se si ka ndodhur rasti me Artan Govorin, i cili është punëtor  i FFK-së.

LEXO edhe: Lirohet Agim Ademi

Postimi i plotë:

Sqarim për opinion

Dje për shkak të një debati verbal që pata me një koleg të FFK-së, i cili debat kishte qëllim krejt të mirë për të sqaruar një situatë nga marrëdhënia e punës në FFK, përfundoi pa shkas në Polici dhe ju dha hov nga disa media dhe grupe të interesit, duke e shfrytëzuar situatën zgjedhore që kemi në FFK, me ç’rast unë përfundova për disa orë në Polici.

Pas deklaratave të të gjitha palëve të përfshira, u sqarua se e tëra ishte vetëm një keqkuptim, kështu që unë u lirova nga ndalimi dhe gjendem në mesin e familjarëve dhe kolegëve të FFK-së.

Ju falënderoj edhe njëherë të gjithë juve bashkëpunëtorëve të mi dhe komunitetin e futbollit për interesimin dhe mbështetjen, njëherit ju garantoj se do të punoj së bashku me ju për ngritjen e futbollit dhe avancimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ju siguroj se së bashkë me stafin e FFK-së do të vazhdojmë punën e madhe që na pret në organizimin e një procesi zgjedhor ligjor dhe të rregullt për datën 06 prill 2022, si dhe në organizimin e ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës këtë muaj.

Faleminderit për mirëkuptim!

Me respekt,

A.A.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat